
Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Jeton Lamin.
Agjenti i Operacionales në Drejtorinë e Policisë së Shtetit që u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj të fshihej dhe të lëvizte me makinë dhe pse e dinte që ky i fundit ishte në kërkim nga Policia.
28 vjeçari Lami, banues në Tiranë, akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Nga hetimi rezulton se 28 vjeçari e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim.
Pra, agjenti i Operacionales edhe pse e dinte se biznesmeni i basteve ishte në kërkim, është shoqëruar me të dhe e ka ndihmuar të lëvizë në disa qytete.