Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Shoqëroi Gert Shehun drejt selisë, flet Erzen Breçani: Agresoi po sillej rreth selisë, gjeti pikën e dobët të badigardëve e cila është…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-drejtuesi i Policisë, Erzen Breçani, ishte personi i cili shoqëroi 31 vjeçarin Gert Shehu drejt ambienteve të selisë blu pasi qëlloi ish-kryeministrin Sali Berisha,

Breçani tha se agresori gjeti pikën e dobët të badigardëve e cila është ajo e sulmit në momentin kur janë përballë gazetarëve.

Ai tregoi nga kamerat e sigurimit se Shehu është parë teksa ka ardhur rreth e rrotull selisë blu për të gjetur momentin e duhur kur do të kryente atë çfarë kishte planifikuar.

“Nga kamerat e sigurimit pamë që ai ka tentuar dhe është sjellë rrotull edhe në oborrin e Partisë Demokratike. Ka tentuar dhe ka gjetur pikën e dobët, pika e dobët e çdo bodygardi ka qenë ndërhyrja para gazetarëve dhe ai ka gjetur pikën e dobët dhe ka ndërhyrë”, tha Breçani.

I pyetur se pse Shehu u shoqëru drejt selisë blu dhe jo në komisariat, Breçani tha se nga vetë perimetri në të cilën ndodheshin nuk e kishin të mundur për këtë arsye e dërguan në seli dhe më pas lajmëruan policinë të cilët mbërritën dhe e shoqëruan Shehun drejt Komisariatit.

““Isha rreth 10 metra larg, Berisha ishte i mbrojtur dhe para qëndronin gazetarët. Kur dëgjuam që goditën dhe u afrova dhe falënderoj simpatizantët e PD që mu bindën se rrezikohej ti merrnin jetën.  Ne reagojmë se profesioni na bënë të reagojmë. Unë mora një goditje pa dashje. Personi i shtrirë në tokë, por i vijojnë  goditjet.

Vetë kordoni nuk kishte polici afër dhe smund ta cconim ta merrnin dhe ta cconim në polici. E morëm dhe e shoqëruam deri në ambientet e selisë blu u njoftuan dhe erdhi Policia e Shtetit dhe ja dhamë personin.

I kërkova mjet identifikimi, skam tha as telefon nuk kishte. Ai tha vetëm “bëra atë që duhej të bëja”. Nuk tha asnjë fjalë, kush e ka future e, kush e ka takuar. Unë i thashë nga ke ardhur, përsë ke ardhur, kush të ka future por ai tha thjesht kaq. Ky nuk mu duk se ishte i ccmendur”, shtoi Breçani në “Opinion”.

 

Më shumë


spot_img









spot_img