Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Shoqërohen disa persona për sulmin në Top Channel, dyshohet se autorët ikën drejt Vlorës dhe hodhën një armë në ferra

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur rojen.

Burime për media bëjnë me dije se ka dyshime se autorët pas ngjarjes janë larguar drejt Vlorës. Gjithashtu mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Nga kamerat që po kontrollohen që në mëngjes, është parë një makinë teksa hedh dicka nga xhamat në një ferrë që dyshohet të jetë armë. Policia është duke kontrolluar zonën.

Foto nga kërkimet në Vlorë

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Range Rover”, u afrua në ambientet e Top Channel dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojen 60-vjeçar.

Pak orë më pas makina u gjet e djegur në Golem të Kavajës dhe brenda saj janë gjetur dhe dy kallashnikovë me të cilën u krye edhe ngjarja e rëndë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët e kanë quajtur një akt terrorist dhe kërkojnë nga autoritete që ngjarja të zbardhet me saktësi dhe shpejtësi.

Lexo edhe: TERROR NË TIRANË / Breshëri PLUMBASH drejt godinës së Top Channel, vritet roja (DETAJET E PARA)

Lexo edhe: “Ça ishte kjo mo?” / Momenti kur banorët e “Big Brother” dëgjojnë breshërinë e kallashnikovit, tremben Qetsori dhe Kristi (VIDEO)

Lexo edhe: Vrasja tek Top Channel/ Gjendjet e djegur makina e autorëve, brenda saj dy kallashnikovë

Lexo edhe:E TRISHTË/ Vrasja e rojes në Top Channel, Pal Kolës i ranë 5 lekë nga xhepi

Lexo edhe: PAMJET: Vetratat e xhamave të zyrave të Top Channel të mbushura me plumba

Lexo edhe: Top Channel e konsideron ngjarjen “sulm terrorist” dhe i kërkon Policisë ta zbardhë sa më parë (DEKLARATA)

Më shumë