Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoqërimi i Endrit Dokles dhe arrestimi i Fatjon Muratit, policia jep informacion zyrtar për operacionin, ja kush tjetër ishte në makinë

Shkruar nga Newsbomb
Shoqërimi i Endrit Dokles dhe arrestimi i Fatjon Muratit, policia jep

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ndalimin e Fatjon Muratit, i cili shoqërohej me Endrit Doklen.

Policia njofton se pas informacioneves se një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, kanë ndalur një mjet ku u arrestua Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.

Murati ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa Dokle dhe Reçi të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

Kujtojmë që emri i Fatjon Muratit doli nga grupi hetimit për ngjarjen te mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll