Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis pastrojnë zonën e Prushit, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqëria “Integrated Energy” (IEBV) në bashkëpunim me studentët e departamentit të Mjedisit në universitetin “Polis” në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit ndërmori aksionin për pastrimin e një ndër zonave më piktoreske të kryeqytetit që është liqeni i Prushit.

Studentë pedagogë, staf teknik dhe specialistë të shoqërisë IEBV vendosën të sensibilizojnë në këtë mënyre origjinale popullatën për mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.

197513537 271237334784708 6265546403897838171 n

Pedagogia Enkelejda Kuçaj shefe e Departamentit të Mjedisit në Universitetin “Polis”  u shpreh mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndërmjet universitetit dhe  “Integrated Energy”, pasi trajtimi i mbetjeve është po aq i rëndësishëm, sa edhe mbajtja e një ambienti të pastër.

Ndërsa administratorja e IEBV, Ariola Kodra falenderoi studentët që ju bashkuan  nismës së kompanisë dhe  theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mënyrë që të mbrohet natyra.

Mbrojtja e tokës, ajrit, ujit nga ndotja është një ndër prioritetet e shoqërisë, e cila operon prej dy vjetësh në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në kryeqytet.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img