Shoqata për mbrojtjen e mjedisit kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës: Narta është e flamingove, projekti i qeverisë do shkatërrojë habitatin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:32 03-07-2020 Shoqata për mbrojtjen e mjedisit kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës: Narta është e flamingove, projekti i qeverisë do shkatërrojë habitatin Flamingo ne Nartë

Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) del kundër projektit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës, pasi sipas saj do të shkatërrohet i gjithë habitati i specieve që jetojnë atje.

“Laguna e Nartës përfaqëson një nga ekosistemet ligatinore më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë. Kjo ligatinë, pjesë kyçe e korridorit të shtegtimit të Adriatikut Lindor është shtëpi e shumë llojeve të rëndësishëm në nivel kombëtar dhe global. Por brenda territorit të kësaj zone të mbrojtur, qeveria shqiptare prej kohësh planifikon ndërtimin e një aeroporti, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm prej organizatave mjedisore. Ndërtimi i një infrastrukture të tillë apo çdolloj infrastrukture tjetër masive brenda zonave të mbrojtura do të sjelli një dëm të pakthyeshëm mbi habitatin si dhe speciet që jetojnë në to”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj shoqate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097010135650635
array(1) { ["section"]=> string(150) "shoqata-per-mbrojtjen-e-mjedisit-kunder-ndertimit-te-aeroportit-te-vlores-narta-eshte-e-flamingove-projekti-i-qeverise-do-shkaterroje-habitatin-212755" }