Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Shoqata e Transportit Publik paralajmëron ndërprerjen e aktivitetit: Rama të plotësojë 4 kërkesat tona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama disa pika dhe nëse nuk plotësohen, kanë paralajmëruar se transporti do të ndalojë.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i tyre ka deklaruar se u janë shkurtuar 3 orë punë për shkak të masave kundër pandemisë.

“Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rregullat në urban nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evidentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen s’do ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat”,- tha përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.

Më shumë


spot_img









spot_img