Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoqata e të verbërve marshim në rrugët e Tiranës për të drejtat e tyre: Kërkojmë rritje të pagesës, sinjalistikat mungojnë, rrezikohemi çdo moment që të vdesim nga makinat

Shkruar nga Newsbomb
Shoqata e të verbërve marshim në rrugët e Tiranës

Ditën e sotme disa persona të verbër kanë vendosur që të marshojnë nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të Bashkisë së Tiranës për të kërkuar të drejtat që atyre iu mungojnë.

Në një prononcim për mediat një prej pjesëmarrësve ka thënë se ata kërkojnë rritjen e pagesës së të verbërve pasi me 123 mijë lekë që ata marrin nuk i’u mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet.

Gjithashtu ata kanë kërkuar që qeveria të marrë masa për punësimin dhe shkollimin e këtyre personave dhe të mundësojnë sinjalistikat e duhura në rrugët e Shqipërisë, pasi çdo moment ndihen të rrezikuar.

“Në kërkesat tona është ngritja e pagesës së të verbërve. Me 123 mijë ne nuk mund të paguajmë shpenzimet ditore, jo më neergjinë elektrike dhe të tjerat. Kërkojmë edhe punësimin e personave të verbër dhe shkollimin e tyre. Sinjalistikat mungojnë, rreziku përë tu vrarë nga makinat është çdo moment”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll