Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Shoqata e Gjyqtarëve PRO hartës së re: Vettingu krijoi boshllëqe të madha, do t’u japë qytetarëve shërbim cilësor!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve mbështet hartën e re gjyqësore. Në një reagim zyrtar thuhet se ajo do të japë shërbim cilësor për qytetarët pas një boshllëku të madh në sistem që krijoi vettingu, për shkak se shumë gjyqtarë janë “djegur”.

“[…] vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore. Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë”, thuhet në reagim.

albsig

spring

Gjithashtu, thuhet se “specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument.”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti që e quan me rëndësi strategjike për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Ndërkohë, Shoqata e Avokatëve është futur në grevë në të gjithë vendin, sepse është kundër hartës së re gjyqësore.

Njoftim i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me mjaft vëmendje dhe interes të gjithë procesin e hartimit të dokumentit analitik të hartës së re gjyqësore të përgatitur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në konsultim dhe bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë të procesit.

Reforma në sistemin e drejtësisë, e mbështetur që në krye të herës nga ana e Shoqatës me mendime dhe nisma propozuese, si një ndër qëllimet e saj kryesore ka ndërtimin e një pushteti gjyqësor efiçent, në pikëpamje kohore, cilësore dhe ekonomike.

Për ta realizuar këtë lipset projektimi i një strukture gjyqësore që ta maksimizojë këtë qëllim si dhe një shpërndarje e studiuar e burimeve njerëzore në këtë aspekt.

Edhe pse procesi i vettingut krijoji boshllëqe të mëdha në pushtetin gjyqësor kjo nuk e zbehu aspak, përkundrazi e shtoi vendosmërinë e subjekteve të angazhuara në procesin e skicimit të hartës së re gjyqësore, e cila do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sado pak pasojat e këtij procesi të nevojshëm për sistemin e drejtësisë, por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore. Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë.

Specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument.

Për këtë shkak, ajo mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjike për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë.

Së fundi, Shoqata shprehet e angazhuar që, si gjithmonë, të mos e kursejë ndihmën e saj për çdo iniciativë që çon në përmirësimin e standardit të dhënies së drejtësisë në vendin tonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img