Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shoqata e biznesit grek në Shqipëri, zgjedh Bordin e ri Drejtues

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

970fa4e245a8aef895bfb0fc95b97924

Ditën e mërkurë, më 20 janar 2021 u mbajt në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Shoqatës së Bisnesit Grek të Shqipërisë, për zgjedhjen e Bordit të ri Drejtues. Ishin të pranishëm 23 anëtarët ligjorë, që bënë kështu të mundur krijimin e kuorumit të domosdoshëm. Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë elektronike, përmes një platforme të specializuar.

Bordi u formua si më poshtë: Georgios Papanastasiou, Alpha Bank Albania – Kryetar; Ilias Katsouris, DSA – Nënkryetar; Nikos Papadopoulos Antenna Love Radio – Sekretar i Përgjithshëm; Georgios Tsikandilakis, Sideral – Arkëtar Achilleas Kanaris, Vodafone – Anëtar; Denald George Tafani, PPC Albania – Anëtar; Mario Bracci, Antea Cement – Anëtar.

Shoqata e Biznesit Grek u themelua në 1 Tetor 2003. Anëtarët e saj janë kompani greke që operojnë në Shqipëri. Qëllimi i saj kryesor është të zhvillojë dhe forcojë investime të ndërsjellta financiare, industriale dhe biznesi në përgjithësi si dhe arsimore, kulturore, zhvillimore dhe çdo iniciativë tjetër në formën e marrdhënieve, kontakteve dhe lidhjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Shoqata e Bisnesit Grek përfaqëson kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme greke në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, si bankat, telekomunikacionet, energjia, industria, ndërtimi, etj, duke ofruar vlerë të shtuar si për ekonominë lokale ashtu edhe atë greke.

Anëtarët janë gjithashtu sipërmarrës të cilët dallohen si për kontributin e tyre në zhvillimin dhe përhapjen e qëllimeve të Shoqates, ashtu edhe për personalitetin e tyre.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img