Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Shoqata e Bashkive: Kemi 6.2 miliardë lekë borxhe, nuk ia dalim dot, të na i shlyejë QEVERIA (kërkesat për buxhetin 2020

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29e658bcbee45335eb50b1065dda40b3

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për reduktimin e rritjes së fondeve për pushtetin lokal, e cila ëshë zbritur në 2.7% parashikuar sipas projekt-buxhetit të 2020.

Në një deklaratë zyrtare drejtuar të gjitha mediave, kreu i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali thekson se pushteti vendor e ka të pamundur të përballojë borxhin prej 6.2 miliardë lekësh. Për këtë arsye, kjo shoqatë i kërkon ndihmë qeverisë që të ndihmojë në shlyerjen e këtij borxhi.

Ndërkohë, në deklaratë thuhet se projekt-buxheti i ri garanton vetëm shlyerjen e rrogave për punonjësit e bashkisë në të gjithë vendin, por nuk ka asnjë fond shtesë për sa i përket investiemve strategjike që duhet të ndërmerren nga pushteti lokal.
Për të garantuar menaxhimin sa më të mirë financave të bashkive, Haxhimali bën thirrje që të rritet transferta e kushtëzuar nga 1% në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “

Deklarate e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për mediat:
Përshëndetje,

Me anë të këtij emaili dëshirojmë të ndajmë me ju qëndrimin e Shoqatës së Bashkive lidhur me financimin e pushtetit vendor sipas projekt-buxhetit të vitit 2020. 

Shqetësimi ynë kryesor mbetet tek rritja me vetëm 2.7% e transfertës së pakushtëzuar.  Kjo rritje ka ardhur duke u përgjysmuar nga 9% në krahasim me vitin 2017, 4% krahasuar me 2018 dhe tani me 2.7% krahasuar me 2019.  Akoma më tej, pjesa sektoriale e transfertës (që mbulon funksionet e reja) nuk shënon rritje për të dytin vit rradhazi.  Pra, çfarë ka ndodhur deri tani është se bashkitë kanë marrë fonde për paga punonjësish, po nuk kanë fonde as për shpenzime operative as për investime për funksionet përkatëse.

Shoqata e Bashkive ka shprehur vazhdimisht qëndrimin se transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 1% që është aktualisht.  Duke pasur parasysh treguesit e buxhetit 2019 e veçanërisht të ardhurat e realizuara, ne pranojmë se kjo kërkesë mund të jetë e vështirë për tu arritur.  E megjithatë, sugjerimi ynë, do të ishte hapa konkretë për rritjen e transfertës në vlera të konsiderueshme duke nisur që nga 2020.

Ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale mes qeverisë dhe bashkive nuk është kryer as për 2018 e as për 2019.  Sipas ligjit të financave vendore, 2% e këtyre të ardhurave duhet transferohen te njësitë e vetëqeverisjes vendore.  Pyetja jonë mbetet se kur do të nisë transferimi i këtij fondi drejt pushtetit vendor dhe cilat janë pengesat për tu trajtuar.

Çështje tjetër sensitive është borxhi vendor, i cili arrin në vlerën e 6.2 miliardë lekëve, një shifër shumë herë më e ulët se borxhi kombëtar por mjaft penguese për bashkitë.  Ne insitojmë që ky borxh i akumuluar të merret përsipër nga qeveria qendrore duke i lehtësuar bashkitë, veçanërisht në kushte të transfertës së pakushtëzuar në nivele të ulta.

Për qëndrimin e plotë, ju lutemi referojuni dokumentit bashkangjitur.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Me respekt,
Agron Haxhimali
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img