Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Shokuese dhe e mistershme në Argjentinë, vdes prokurori që akuzoi presidenten

Lajme të ngjashëm

Prokurori Alberto Nisman në Argjentinë është gjetur i vdekur në mënyrë të mistershme. Njeriu që javën e kaluar kishte akuzuar presidenten argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner, se kishte firmosur marrëveshje special me Iranin për imunitet ndaj terroristëve të vitit 1994, u gjet pa jetë në apartamentin e tij në katin e 13 të një grataçiele në Puerto Madero, një prej lagjeve të Buenos Aires.

Prokurori i njohur u gjet pranë një arme të kalibrit 22 por ende nuk dihet nëse është kjo, që i mori jetën. 51 vjeçari Nisman që prej vitit 2004 po hetonte mbi një atentat ndaj lagjes hebreje Amia në Buenos Aires në 18 Korrik 1994, ku humbën jetën  85 persona, si dhe qindra të tjerë u plagosën. Si për ironi të fatit, mandatin e mori nga Nestor Kirchner, burri i Cristina Fernandez që asokohe ishte president.

Nuk dihet ende nëse është vrasje apo vetëvrasje, pro mediat hamendësojnë se Kirchner i dha imunitet terroristëve iranianë në këmbim të marrëveshjeve për naftën. Pikërisht këtë do të ekspozonte prokurori Nisman që u gjet i vdekur.

Liderja e vendit dhe ministri i Jashtëm Esteri Hector Timerman, u akuzuan se kishin arritur një akord me Iranin për imunitet të agjentëve sekretë dhe elementëve të Hezbollah, të përfshirë në atentatin e përgjakshëm. Në këmbim Argjentina mori kontrata të favorshme për naftë dhe gaz.

Viktima kishte kërkuar me insistim që në gjyq të dëshmonin presidentja dhe ministri, por ndoshta këto kërkesa, i kanë kushtuar jetën…”Mund të dal i vdekur nga kjo çështje” kishte thënë pak javë më parë Nisman, dhe pikërisht kjo ndodhi me prokurorin. 


Më shumë