Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoku nuk i lanë borxhin prej 10 mijë eurosh, gruaja përzë burrin nga shtëpia: Nuk ke kthim pa më sjellë paratë!

Shkruar nga Newsbomb
Shoku nuk i lanë borxhin prej 10 mijë eurosh, gruaja përzë

Një borxh prej 10 mijë eurosh që një mik i ka bashkëshortit të saj, ka sjellë një çift në “Shihemi në Gjyq”. Eriselda, e zbuloi këtë borxh që në fakt është dhënë kohë përpara se ajo të njihej me Visin dhe tani pyet bashkëshortin pse nuk ia ka treguar më parë pasi fillimisht dyshoi se e tradhtonte.

Visi i thotë se nuk ka dashur ta shqetësojë për një çështje të tillë dhe se dashuria e tij nuk duhet të vihet në dyshim nga ana e saj sepse ai u kthye nga emigracioni vetëm për të dhe çdo përpjekje e tij i kushtohet jetës së tyre.

Megjithatë, Eriselda ngul këmbë në të sajën dhe i kërkon që t’i marrë mbrapsht paratë që i ka borxh shoku i tij, Nikola Zharri sepse janë pagesa e mbetur e shtëpisë së çiftit. Kjo shtëpi, e prenotuar prej tyre dhe që është blerë me një kontribut të madh nga familja e Eriseldës dhe kursimet e Visit, është shqetësimi më i madh i çiftit. E gjithë kjo situatë e krijuar mes tyre e ka bërë Eriseldën ta përzërë Visin nga shtëpia.

Eriselda: Unë do ta ndaj, e kam vendosur, do ta ndaj këtë vit. Në qoftë se nuk më sjell kusurin.

Eni Çobani: Si e ke vendosur që do ta ndash ti?

Eriselda: Po, po do ta ndaj. A i erdhi mirë zotërisë kur erdhi i mori lekët e tua, i bëri rrush e kumbulla? A i erdhi mirë atij?

Visi: Po i mori ai, i bëri rrush e kumbulla.

Eriselda: Ku e ke shokun tani ti re?

Visi: Ku e kam shokun?

Eriselda: Ku e ke pra?

Visi: Për atë kam ardhur edhe unë, të gjej të drejtën.

Eriselda: A do blejmë shtëpi?

Visi: Po, normal.

Eriselda: Ti e di shumë mirë si është jeta në Shqipëri.

Visi: E di si është jeta në Shqipëri.

Eriselda: Mua ato lekë më bëjnë punë se nuk më lë pronari të futem në shtëpi.

Visi: Po, është e vërtetë zonja Eni sepse ne kemi bërë edhe një prenotim shtëpie.

Eriselda: Po pra thuaj të vërtetën.

Visi: Edhe që të hyjmë brenda duhet të paguajmë pjesën tjetër të mbetur që të marrim çelësin dhe certifikatën e shtëpisë.

Eriselda: E di unë si i kemi bërë lekët e asaj shtëpie, me kursimet e Visit dhe me kursimet e prindërve të mi.

Visi: Përndryshe ne nuk hyjmë dot në atë shtëpi.

Eriselda: Me kursimet e prindërve të mi që janë zhytur në borxhe atje!

Visi: Do t’ia kthejmë.

Eriselda: Kur do t’ia kthesh pra? Kur, kur?

Eni Çobani: Po mirë, pse ka dalë nga shtëpia ky zotëria, pse e ke nxjerrë nga shtëpia?

Eriselda: E kam përzënë unë nga shtëpia.

Eni Çobani: E ke përzënë ti?

Eriselda: Po, dhe do ta përzë. Pa më sjellë kusurin, nuk ke kthim. Jeta është llogari!/KlanTv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu