Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shoku iu hodh nga kati i tetë i pallatit në Korçë, flasin miqtë e 18-vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb
Shoku iu hodh nga kati i tetë i pallatit në Korçë, flasin

Të tjera detaje kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një 18 vjeçar dyshohet se u hodh nga kati i tetë i një pallati.

Shtatë shokët të riut kanë deklaruar para uniformave blu se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, ata të gjithë kanë qenë në gjumë. Ata thanë se të gjithë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që 18 vjeçari të këtë konsumuar edhe lëndë narkotike, përveç alkoolit.

18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

“Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.”- njoftoi më herët policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese