Dj Vicky ka rrëfyer një situatë të pazakontë që ka hasur me policinë e Kosovës, pasi po drejtonte mjetin pa patentë. Ai ka treguar se nuk kishte patentë, por vendosi të drejtojë mjetin pasi shokët e tij ishin të dehur.
Por përveç kësaj ai ka fikur dritat e makinës dhe i është ngjitur pas një kamioni, duke mos e ditur se telashin që do t’i vinte më pas. Shoferi i kamionit është trembur dhe ka telefonuar policinë, e cila më pas e ka vënë në pranga dj shqiptar.
Por falë ndihmës së Flori Mumajesit, ai shpëtoi nga prangat e policisë.
“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur. Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni. Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim,”rrëfeu DJ Vicky.