Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferja përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë te “Trauma”

Shkruar nga Newsbomb
Shoferja përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë te

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë.

Sipas informacionit paraprak nga policia, një shofere 43-vjeçare ka përplasur një këmbësore. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll