Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferit i bie të fikët, autobusi i "Unazës" përplaset me shtyllën

Shkruar nga Newsbomb

Autobuzi i linjës së “Unazës është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit këtë të dielë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet pasi shoferit i ka rënë të fikët dhe autobusi është përplasur me një shtyllë.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka asnjë person të lënduar pasi në autobus po udhëtonin vetëm disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët i kanë bërë edhe testin e alkoolit shoferit dhe nuk ka qënë nën efekt.

Aksidentet ku përfshihen autobusët e linjës së “Unazës” ndodhin për të disatën herë, ku më i rëndi është ai i ndodhur mbrëmjen e 29 prillit 2022, në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar në mes të lumit Lana.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autobuzi i linjës së “Unazës përfshihet në aksident

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese