Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Shoferi u hodh nga kamioni dhe vdiq, reagon DPSHTRR: Mjeti është çregjistruar, në vitin 2017 ka dorëzuar dhe targat!

Lajme të ngjashëm

Sabah Jupa, 35 vjeç, gjeti vdekjen paraditen e sotme në Has pasi u hodh nga kamioni të cilin e drejtonte. Jupa kishte tentuar të frenonte por aty kishte kuptuar se frenat nuk punonin dhe për të shpëtuar, vendosi të hidhej teksa kamioni ishte në lëvizje.

Fatkeqësisht, 35 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Drejtoria e Shërbimeve Rrugore i shpreh ngushëllimet familjes dhe thotë se kamioni që drejtonte Sabah Jupa ishte çregjistruar që prej vitit 2017. Siç shihet dhe nga dokumentet, edhe targat janë dorëzuar vullnetarisht 5 vite më parë.

Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Përsëri një fatalitet nga një aksident rrugor. Keqardhje e ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi.

Ndërkaq lajmi flet për një kamion pa frena, ndaj DPSHTRR verifikoi menjëherë rastin me shqetësimin e statusit të kontrollit teknik. Siç vërtetohet edhe nga fotot, mjeti rezulton i çrregjistruar, dokumentacioni dhe targat janë depozituar konform procedurave në rajonalen përkatëse. Ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka targa, nuk ka kolaudim, nuk ka siguracion!

Krahas dhimbjes për lajmin i bëjmë thirrje përdoruesve të mjeteve të shmangin shkelje të tilla me rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të tretëve në trafik, si edhe nxisim organet e kontrollit rrugor për masa drastike ndaj rasteve kaq flagrante!


Më shumë