Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferi përplas me makinë nënën dhe vajzën e saj 24-vjeçare, arrestohet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet shoferi i cili ditën e djeshme për pak sa nuk shkaktoi një ngjarje tragjike në qytetin e Bilishtit  ndërsa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel”.

Policia lokale ka prangosur 44-vjeçarin Ardian Hysenllarin, i cili ka aksidentuar ditën e djeshme në Bilisht, 49-vjeçaren N. F., dhe vajzën e saj E.F., 24 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policë Ardian Hysenllari, 44 vjeç, banues në Korçë, ka qenë duke drejtuar mjetin tip "Opel" me targë AA 641 NL dhe ka aksidentuar dy këmbësoret, të cilat janë dërguar me urgjencë në spital.

Hetimet vazhdojnë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll