Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Shoferi në Vlorë përplas gruan dhe largohet, më pas aksidentohet me një automjet, një person në gjendje të rëndë

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.

Sipas informacioneve praprake mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën “Transballkanike”, ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i një prej mjeteve është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se njëri prej automjeteve pak para aksidentit kishte përplasur një grua dhe ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.


Më shumë