Hapësire reklamuese

Politikë

Shoferi i Gjylametit anëtar i Asamblesë, shpërthen baza e PS së Tiranës: Po na përçani, po ndahemi në ballistë e komunistë, ca të Saimirit e ca të Erionit! (Ballës i del situata nga kontrolli- DEBATI I PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_305735" align="alignnone" width=""]Gjylameti-Cenollari-Balla[/caption]

Eshtë shoqëruar me tone të ashpra dhe ndërprerje të mbledhjes Asambleja e PS së Tiranës ditën e djeshme. Shkak është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi.

Të deleguarit Taulant Balla e Elisa Spiropali e menduan Tiranën një qytet si gjithë të tjerët, ku mbledhja do hapej, do lexoheshin propozimet, do të votoheshin, dhe gjithçka do të mbyllej pa debat. Por asgjë nuk ka shkuar ashtu sikurse ata do të donin, raporton newsbomb.al.

Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rij. Shkak u bë emri i Tan Metës, kandidatit të propozuar nga Kombinati, i vendosur në listë nga deputetja Blerina Gjylameti, por që në fakt militon në njësinë 3, dhe ka mbajtur detyrën e shoferit personal të Blerina Gjylametit.

Cenollari, duke marrë fjalën në mbledhje, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm si është bërë perzgjedhja e një emri nga Njësia 3, për tu kandiduar te Njësia 6.

“Ulu, pusho”, mësohet ti jetë drejtuar Balla, Cenollarit, duke ngjallur kështu dhe reagimin këtij të fundit, që ka mbajtur funksionet drejtuese në PS e kombinatit.

“Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova” mësohet ti ketë thenë Cenollari, Ballës, sipas debatit të zbardhur ekskluzivisht nga newsbomb.

Por duket se sekretarit të Përgjithshëm nuk i ka pëlqyer kthimi i përgjigjes dhe i drejtohet Cenollarit: “Mos fol si horr”.

“Ktheje mbrapsh atë fjalë. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal” mësohet t'i ketë thënë Cenollari, i cili, mbështetur edhe nga socialistët në sallë ka vazhduar ligjërimin.

“Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. I keni ndarë ca janë të Sajmirit, ca janë të Erionit. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më” mësohet të ketë thënë Cenollari, raporton newsbomb.al.

Ai vazhdoi se është socialist i orëve të para duke qenë në ballë të PS në ditët e saj më të vështira. “Kjo deputetja e kombinatit që e ka jashtë menaxhimit PS në kombinat nuk është konsultuar me asnjë. Të dalë të thotë se me kë ka folur e ku I ka marrë emrat dhe si është bërë përzgjedhja. Po shkatërroni bazën e partisë. Mënyra e shëmtuar si po veproni me njerëzit është për të ardhur keq. Të gjithë do jeni në pozicionin tim një ditë. Se një ditë PS do të jetë në opozitë. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Ne do të ferkojmë njëri tjetrin nga krahët. Sot që jemi në pushtet, po hamë njëri tjetrin. Kjo nuk është e drejtë” vazhdoi Cenollari, por i ndërprerë edhe njëherë nga Balla.

“Pusho se do të nxjerr jashtë. Sa të jem unë, po fole kështu, nuk do jesh më në PS”, tha sekretari i Përgjithshëm.

“Kush je ti që më nxjerr jashtë mua. Ti më përjashton mua nga PS. Dëgjo Taulant, unë kam ardhur fëmijë këtu, dhe do të iki kur të vdes. Ti nuk ke shanc, dhe askush nuk më heq dot nga PS” replikoi Cenollari.

Atëherë Balla i ka thënë se për kombinatin është përzgjedhur emri i një socialisti si Tan Meta.

“Po është socialist, është shoferi I Blerina Gjylametit. Ta vendosë Blerina Gjylameti te njësia 3, atje ku ka kontributin e vet. Ç’punë ka në kombinat? Pse duhet të vendoset këtu? Të shkojë atje ku militon”, tha Cenollari, raporton newsbomb.al.

Nuk ka vazhduar dot më gjatë mbledhja. Socialistët që ndiqnin replikat dhe debatet kanë heshtur. Nën zë, e dinin se dikush duhet të fliste. Dhe se baza ka shqetësimet e veta. Mbledhja është mbyllur pas 20 minutash. Asnjë debat dhe asnjë diskutim tjetër. / newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu