Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferi humbi kontrollin, makina përfundon në liqenin e Belshit

Shkruar nga Newsbomb
Shoferi humbi kontrollin, makina përfundon në liqenin e Belshit

Një makinë ditën e sotme ka përfunduar në liqenin e Belshit.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë postës së Policisë, ku një mjet ka rënë në liqen për shkaqe ende të paqarta.

Mësohet se brenda mjetit ndodhej vetëm shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime dhe ka arritur të dalë nga mjeti.

Dyshimet e para janë se shoferi ka humbur kontrollin e makinës, ndërkohë po punohet për nxjerrjen e mjetit nga liqeni dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu