Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen 2 të rinj në Gjirokastër

Lajme të ngjashëm

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Mashkullorë.

Sipas informacioneve paraprake një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja, që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

” Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 


Më shumë