Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shoferi humb kontrollin e kamionit në autostradën Tiranë-Durrës, shemb mbikalimin e këmbësorëve

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit.

Bëhet me dije se shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe shoferi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll