Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferi humb drejtimin e mjetit në Vorë dhe përplaset me trafikndarësen, humb jetën babai i tij pasagjer

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë mesditë në Vorë.

Makina me drejtues shtetasin H.S., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjet, një burrë 80 vjeç, me iniciale S.S, që mendohet se është i ati i drejtuesit të mjetit.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll