Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shmangu tragjedinë në Tiranë, Meta shpreh mirënjohjen për Klodian Elqenin: Akti i tij shembull frymëzues për të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
Shmangu tragjedinë në Tiranë, Meta shpreh mirënjohjen

Presidenti Ilir Meta ka shprehur publikisht mirënjohjen për të riun Klodian Elqenin, i cili arriti të shmangë një tragjedi në mes të Tiranës.

Meta shkruan në rrjetet sociale se akti heroik i Klodianit, shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin "Skënderbej.

Sipas presidentit, sot në ditën e demokracisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë.

"Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin "Skënderbej".

Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!" shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll