Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shmangu përplasjen me një mjet tjetër, shoferi devijon dhe shtyp këmbësorin në Bradashesh

Shkruar nga Newsbomb
Shmangu përplasjen me një mjet tjetër, shoferi devijon dhe shtyp

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor dytësor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Një veturë e cila po ecte me shpejtësi, ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte anës rrugës. Kjo pasi shoferi tentoi të devijonë në mënyrë që të mos përplasej me një makinë tjetër.

Siç shihet edhe në foto makina ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal. I plagosuri ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese