Hapësire reklamuese

Bota

Shkurtime të investimeve në arsimin e lartë, mijëra studentë protestojnë në Brazil kundër Bolsonaros

Shkruar nga Newsbomb
Studentet ne proteste kunder Bolsonaros ne Brazil

Qindra mijëra studentë dhe pedagogë në Brazil kanë dalë në protesta kundër shkurtimeve të investimeve për arsimin e lartë.

Në nisje të protestave presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i quajti protestuesit ’budallenj’ (njësoj si kryeministri Edi Rama, që i quajti ‘ngelës’ studentët që nisën protestat e dhjetorit të vitit të shkuar). Pas kësaj deklarate të papranueshme, protestuesit u shumëfishuan dhe sheshet e shumë qyteteve të mëdha u stërmbushën.

Lufta kundër politikave neoliberale në arsim, si dhe përpjekja për arsim cilësor dhe falas, sot zhvillohet kudo në botë, njësoj si në Shqipëri.

Dhjetëra mijëra studentë dhe pedagogë protestuan në të gjithë Brazilin kundër shkurtimeve në arsim të miratuar nga administrata e ekstremistit të djathtë Jair Bolsonarios. Këto janë protestat e para masive që kur presidenti i ekstremit të djathtë mori detyrën në janar të këtij viti.

Unioni i Studentëve të Brazilit bëri thirrje për demonstata pasi ministria e arsimit e Brazilit njoftoi se do të rriteshin deri në 30% tarifat studimore për shkak të gjendjes së pasigurtë fiskale të qeverisë.

Studentët protestuan me pankarta si ‘Arsimi nuk është mall’, ‘Nuk do të ketë shkurtime investimesh në arsim’, apo ‘Nuk do të ketë luftë’, duke supozuar  lidhjet e Bolsonaros me grupime paramilitare.

Shkurtimet financiare në sistemin arsimor sollën një valë protestash nga studentët dhe pedagogët.

Protestat studentore është zhvillimi i fundit në betejën e nxehtë mbi arsimin e lartë brazilian. Presidenti brazilian Bolsonaro dhe shumë nga mbështetësit e tij kanë shpallur luftë kundër asaj që ata e quajnë ‘indoktrinim’ nga mësuesit me ideologji të majtë në shkolla .

taksat.jpg

Brazil.jpg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.