Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkurtim stafi në disa ministri, ja sa punonjës do drejtohen nga Blendi Gonxhja

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Ministrave sot ka miratuar vendimin ku sqaron numrin e punonjësve në një nga ministritë më të reja të qeverisë Rama. Vendimi sqaron numrin e punonjësve në  Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

275 persona do të punësohen në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cila drejtohet nga Blendi Gonxhja.

Për krijimin e kësaj ministrie, Kryeministri Rama ka shkrirë Ministrinë e Kulturës duke larguar Elva Margaritin dhe po ashtu një pjesë e rëndësishme e ministrisë që drejtohej nga Ervin Mete, kaloi nën patronazhin e ministrisë së re që drejtohet nga Blendi Gonxhe.

Pas kësaj shkrirje numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën me 91 persona ndërsa numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, reduktohet me 113 punonjës.

Gjithashtu reduktohet dhe numri i punonjësve rezervë 71 punonjës, dhe mbeten vetëm 29 veta. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Keshillit te Ministrave/ 14 shkurt 2024

Për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ende po punohet për ndarjen e fushave të përgjegjësisë. Mësohet se selia kryesore e Ministrisë së Blendi Gonxhes, ku do ketë zyrën vetë ministri dhe drejtuesit kryesore të këtij dikasteri, do jenë në qendër, por ende nuk është vendosur se në cilën godinë. Ndërkohë që do jenë në përdorim edhe ambientet e ish-Ministrisë së Kulturës.

Si një portofol i ri dhe me një fushë të gjerë veprimi, po punohet për të përcaktuar organigramën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo do të thotë përcaktimin e zëvendësministrave apo krijimin e drejtorive të reja, të cilat do të jenë përgjegjëse për fushat përkatëse. Rëndësi dhe vëmendje do t’i jepet inovacionit, si një prioritet e përcaktuara tashmë nga kryeministri Edi Rama në një botë ku teknologjia po merr revansh të madh.

Një ministria e re e krijuar, që iu shtua strukturës së Këshillit të Ministrave është ajo për Administratën Civile dhe Antikorrupsionin, që drejtohet nga Adea Pirdeni. Një ministri e ngritur jo pa qëllim, pasi fushat e përgjegjësisë janë të rëndësishme në procesin e negociatave me BE-në.

Administrata Civile dhe antikorrupsioni janë pjesë e kapitujve negociues të Shqipërisë me Brukselin zyrtar. Vetë Bashkimi Europian, në raportin e fundit të progresit publikuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, e ka bërë të qartë se mbështetje dhe inkurajinimin ndaj Shqipërisë për të vazhduar reformat, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ecë përpara me reformën e administratës publike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese