Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkurti mbyllet me bilanc të rëndë, Rakacolli: Varianti britanik më infektues se i pari, njerëzit s’po i respektojnë masat se janë lodhur nga pandemia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f96eacf89eed5c2be28fe891f0a206b0

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se muaji shkurt kishte numrin më të madh të infektimeve dhe humbjeve të jetës.

E ftuar në studion e News24, Rakacolli u shpreh se tashmë njerëzit nuk po i respektojnë më masat, pasi janë lodhur nga pandemia.

Zv.ministrja shtoi se varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshe nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz.

“Përderisa ne kishim numrin më të madh të infektimeve këtë muaj, padyshim që mund të kishte dhe fatalitete. Pastaj, kemi ndryshime shumë të mëdha, që besoj do të vërtetohen edhe laboratorikisht, që kemi edhe variantet e reja të koronavirusit, që ka transmetueshmëri më të lartë. Pra, varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshme nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz. Gjithashtu, duhet thënë që edhe njerëzit, të lodhur nga pandemia, nuk i respektojnë masat. Janë një grup shkaqesh, që çuan në këtë bilanc. Të mos harrojmë që edhe stina e dimrit e rrit infektueshmërinë”, u shpreh Rakacolli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img