Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shkupi i përgjigjet Kremlinit: Marrëveshja e Prespës kontribuon në stabilitetin e rajonit

Shkruar nga Newsbomb

Maqedionia reagon ndaj dekaratës së Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. Shkupi zyrtar shprehet se Marrëveshja e Prespës nuk prek interesat e palëve të treta, por përkundrazi kontribuon për stabilitetin në Ballkan.

 “Marrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon drejt stabilitetit rajonal, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe si e tillë paraqet shembull dhe model për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Ndryshimet në Kushtetutë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, të miratuara në Kuvend me respektimin e plotë të procedurës së paraparë kuvendore dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilat e reflektojnë përcaktimin konsensual të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian morën mbështetje nga bashkësia më e gjerë ndërkombëtare, si akt i guximit politik, përgjegjësisë dhe lidershipit, me të cilin zgjidhet një problem bilateral shumëvjeçar i cili i stërngarkonte marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, shtohet në reagim.

Ndërkohë Moska zyrtare vlerëson se çështja për riemërimin e Republikës së Maqedonisë si ‘Maqedonia e Veriut’, e cila kaloi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, duhet të shqyrtohet para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Qëndrimi i Federatës Ruse lidhur me problemin për emrin e shtetit të Maqedonisë mbetet i pandryshuar – zgjidhja e qëndrueshme duhet të gjendet pa presion të jashtëm, imponimin e afateve dhe kushteve prej jashtë dhe në bazë të mbështetjes së gjerë publike edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Greqi. Veçanërisht në kuadër të ligjit, ne vlerësojmë se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në pajtim me paragrafin 3 të Rezolutës 845 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në lajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese