Bashkëbiseduesit e theksuan angazhimin e tyre për përparimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve infrastrukturore
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ku i vlerësuan sipozitive marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar me këtë rast se karakterizohen me takime të nivelit më të lartë.
Të dy palët e shprehën përkushtimin e tyre ndaj integrimeve evropiane dhe euroatlantike si përcaktime kyçe strategjike të të dy vendeve. Bashkëbiseduesit e theksuan angazhimin e tyre për përparimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Kryeministri Gruevski në takimin është përqëndruar në reformat që i zbaton Qeveria, duke theksuar se Republika e Maqedonisë është përkushtuar në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Shqipërisë dhe për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“U theksuan projektet tona vijuese infrastrukturore të Korridorit 8, të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e lidhjes së ndërsjellë, lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe përforcimin e marrëdhënieve tregtare. Kufijtë e Ballkanit duhet të zhduken. U theksua ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, përgatitjet për ndërtimin e autostradës Gostivar-Kërçovë me rrugë të koncesionit, si dhe përgatitjet për ndërtimin e vijës hekurudhore deri në kufirin shqiptar. U theksua edhe gatishmëria e Qeverisë për lidhje shtesë energjetike mes dy vendeve, për financimin e së cilës ekziston interes nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, theksohet në deklaratën për shtyp.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur vlerësime pozitive për punën e Qeverisë së Maqedonisë, veçanërisht në fushën e tërheqjes së investitorëve të huaj, si dhe në fushën e bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit, duke theksuar se marrja e përvojave tona nga këta sektorë mund të jetë në interes të Republikës së Maqedonisë dhe ka shprehur gatishmërinë për përforcimin e bashkëpunimit.
Ai theksoi edhe interesin e Republikës së Shqipërisë për lidhje hekurudhore të të dy vendeve, si posaçërisht me rëndësi për përmirësimin e tregtisë së ndërsjellë, por edhe për tregtinë me vendet tjera nga rajoni.