Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SHKUNDET PS, 40% e kryebashkiakëve NUK do të rikandidohen

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, nisi punimet në orën 10:00.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i grupit të punës për analizën e punës së çdo bashkie, Ilir Beqja, prezantoi raportin ku janë marrë parasysh realizimi i programit për çdo bashki, investimet, shërbimet e ofruara për publikun, puna e administratës, mbledhja e të ardhurave, por dhe shpenzimet, pika këto që janë mbledhur nga deputetët e zonës dhe nga krerët e partive të çdo rrethi.

Newsbomb.al mëson se gjatë pasdites, do ketë edhe mbledhje me dyer të mbyllura me krerët socialistë të rretheve dhe krerëve bashkiakë të cilët do të ballafaqohen me përshtypjet dhe kritikat të mbledhura nga anëtarët e kryesisë dhe deputetët.

Me shumë gjasë, theksojnë burimet për newsbomb, një pjesë e mirë nuk do mbështeten për një rikandidim tjetër qoftë në krye të partisë apo dhe në krye të bashkive. Bashkitë më problematike janë bashkitë e vogla. Rreth 40% e tyre nuk justifikojnë grantet dhe paratë për investime që qeveria u ka akorduar. Përveç kritikave do ketë dhe vlerësime për disa nga bashkitë kryesore që kërkohen të merren si standarde të punës së të zgjedhurve socialistë. Për bashkitë e mëdha dhe ato që kanë disi një vlerësim më pozitiv në raport, do merren parasysh edhe ballafaqimet që priten të bëhen në terren me banorët e çdo njësie administrative.

Kujtojmë se Rama kritikoi sot nga Asambleja kryebashkiakët socialistë që siç u shpreh ai, u përgjigjen pak ankesave të qytetarëve. E mesa duket "kostoja" që do marrin është moskandidimi në zgjedhjet lokale.

E.Mema për newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese