Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Shkundet’ Prokuroria e Tiranës, Dritan Rreshka firmos lëvizjet e para

Shkruar nga Newsbomb

Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka, i emëruar pak ditë më parë nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, firmos ndryshimet e para në organin e akuzës.

Rreshka ka bërë disa ndryshime në prokurorinë e kryeqytetit. Konkretisht, Kaso Biberi është komanduar shef i ekzekutimeve të vendimeve penale, Valentin Preci dhe Kaso Biberi komandohen shefa seksioni.

Valentin Preci komandohet konkretisht shef i seksionit kundër pronës, ndërsa Kaso Biberi komandohet shef i ekzekutimeve të vendimeve penale, informon report tv. 

Po ashtu, Gjergji Tako nga ekzekutimet kalon në prokurorë të thjeshtë, ndërsa Arben Nela e Erion Pano vazhdojnë të mbajnë postin e zv/prokurorit. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.