Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkullaku: Kuvendi i PD nuk arriti qëllimin, bashkimin e demokratëve

Shkruar nga Newsbomb
Shkullaku: Kuvendi i PD nuk arriti qëllimin, bashkimin e demokratëve

Kuvendi i Partisë Demokratike nuk e arriti objektivin kryesor, bashkimin e demokratëve. Kështu mendon analisti Armand Shkullaku.

Ai thotë se brenda PD-së tashmë është e qartë se kush është shumica, por humbja e madhe e Kuvendit ishte mosarritja e qëllimit, bashkimin e demokratëve. Kjo u duk edhe nga mungesa e një numri të madh deputetësh demokratë.

Shkullaku: Kjo ishte mungesa më e madhe, humbja më e madhe, mungesa e deputetëve, pjesës më të madhe, që tregon mosarritjen e qëllimit, bashkimin. Humbi një objektiv, brenda PD nuk kemi dilemë se kush është shumica, por në raport me PD dhe kundërshtarët që ka përballë ky objektiv nuk u arrit.

Sejamini: E gjithë thirrja që u bë për bashkim, ishte një thirrje për ta mbajtur PD aty ku ishte. Do të doja që PD të mos merrej u bashkua, s’u bashkua, por të ecte përpara duke u moderizuar duke tërhequr elektoratin gri. Kështu siç është kjo parti, kjo ishte zgjidhja e problemit të brendshëm të PD, megjithëse do vazhdojë me gjykatë. Por ky Kongres e mbylli. Po të shohësh Këshilli Kombëtar, janë të njëjtat fytyra. PD ka mbetur në vend. /TPZ

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll