Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Shkuan të grabisnin “shtëpinë e barit” dhe vranë 21 vjeçarin shqiptar që bënte roje, Gjykata britanike shpall fajtorë dy autorët (FOTOT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona me banim në Angli janë shpallur fajtorë nga gjykata për vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar Renato Geci. Shaddai Smith, 32 vjeç, dhe Jason Sebran, 38 vjeç, kanë shkuar për të vjedhur një “shtëpi bari” ku bënte roje Renato dhe vëllai i tij, dhe kanë plagosur rëndë 21 vjeçarin.

Ngjarja ndodhi në 22 mars të vitit të kaluar në Granville Avenue, Hounsloë, ku Renato Geci mbeti i plagosur rëndë nga sulmi me thikë dhe ndërroi jetë. Gjykata ka arritur të provojë fajësinë e dy britanikëve dhe i ka shpallur ata fajtorë për vjedhje dhe plagosje me dashje.

Smith dhe Sebran u dërguan në paraburgim për t’u dënuar në të njëjtën gjykatë në një datë të mëvonshme.

Prokurori Crispin Aylett KC gjatë pretencës i ka thënë gjykatës se dy burrat ishin pjesë e një grupi prej shtatë vetash me tre makina dhe një furgon, dhe kishin shkuar në një pronë në Granville Avenue në orët e para të 22 marsit.  Adresa ishte një “shtëpi bari” me më shumë se 200 bimë me vlerë deri në 95,000 paund.

Gjykata dëgjoi se Smith dhe Sebran planifikonin të depërtonin dhe të vidhnin kanabisin, duke hyrë nga një dritare e banjës në katin e sipërm duke përdorur një shkallë. Ata u përballën me dy vëllezërit shqiptarë që bënin roje dhe një prej tyre e plagosën duke i shkaktuar më pas vdekjen.

Më shumë




spot_img






spot_img