Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkuan për të vjedhur kazinonë, 'maskat' vrasin dy shqiptarë në Shkup

Shkruar nga Newsbomb

Mëngjesin e sotëm në rrugën 'Magjistralja e Adriatikut', në Shkup, katër persona të armatosur janë futur në një kazino dhe kanë goditur me armë, duke lënë të vdekur dy shtetas shqiptarë.

22 vjeçari V.H, nga Kosova ka ndërruar jetë në vendngjarje pas plumbave të marrë.

I vdekur në vend ka mbetur edhe 20 vjeçari B.N nga fshati Krushopek, i cili ka qenë i punësuar si punonjës sigurie në kazino, pas goditjes në kokë me mjete të forta.

SIpas raportimeve, personat e armatosur kanë marrë xhiron ditore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa policia po heton për zbardhjen e çështjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.