Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkuan për ndërtim dhe përfunduan në "shtëpi bari", dënohen me 3 vite burg dy shqiptarët në Angli (EMRAT-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Shkuan për ndërtim dhe përfunduan në "shtëpi

Dy të rinjtë që drejtonin një fermë kanabisi prej 470 mijë paund në Clacton të Anglisë, janë burgosur për më shumë se 3 vite. Emiljan Cani dhe Ervis Qerimaj u kapën në flagrancë duke kultivuar drogën e klasit B nga oficerët e policisë që po hetonin një çështje të veçantë më 15 dhjetor të 2022.

Pas hyrjes në një pronë në Beach Road, policët gjetën çantën e përdorur për kultivimin e kanabisit dhe një tunel në mur që e lidh atë me shtëpinë fqinje. Avokatja Evelyn Hicks tha se atyre iu premtua një punë në industrinë e ndërtimit për të shlyer borxhin për kalimin nga Shqipëria në Angli.

Mirëpo, ata nuk morën punën që u ishte premtuar dhe u detyruan të punoni në industrinë e kanabisit, me Canin që u detyrohej personave të tjerë 22,000 euro dhe Qerimaj 20,000 paund.

Emiljan Cani, 26 vjeç, shkoi fillimisht në Liverpool, por u burgos për rolin e tij në një tjetër operacion droge. Pas lirimit ai u kthye në Shqipëri por nuk qëndroi gjatë, duke u kthyer përsëri në Angli, aty u u përballë me personat që u kishte para borxh.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="698829,698830,698831,698832,698833"]

26 vjeçari u dërgua në Clacton për të vazhduar shlyerjen e borxhit. “Atij iu dha ushqimi i cili u la në derë dhe një telefon me udhëzime se si të ujiste bimët dhe çfarë të bënte", ka thënë avokatja Hicks.

Avokatja ka treguar gjithashtu, se edhe Ervis Qerimaj, 37 vjeç, u dërgua në Clacton në tetor 2022 dhe gjithashtu iu dha një telefon me udhëzime se si të kujdesej për rritjen e kanabisit. "Roli i tij ishte thjesht të ujiste bimët dhe asgjë më shumë", ka thënë në gjyq Evelyn Hicks.

Emiljan Cani u dënua me dy vjet burg dhe Ervis Qerimaj me 16 muaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese