Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Shkrumbohet nga zjarri fabrika e kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali, dëme të shumta materiale (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

0d67dafb16132b6239b13987427c26c6

Një fabrikë e madhe e prodhimit të dyshekëve është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Kavajës.

Mësohet se fabrika e dyshekëve është në pronësi të kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali, dhe ndodhej në lagjen numër 5 të qytetit. Paraprakisht raportohet për dëme të shumta materiale pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha nisur dhe nga produktet që ndodheshin në fabrikë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, raporton newsbomb.al.

Gjithashtu, nga forcat e Policisë po bëhet evakuimi i banorëve të zonës pasi rrezikohen objektet që janë pranë fabrikës. Si shkak paraprak i flakëve që kanë shkrumbuar fabrikën e dyshekëve të kryebashkiakut Krali dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike.

Në momentin që kanë shpërthyer flakët, fabrika ka qenë e mbushur me punëtorë të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin me shpejtësi nga godina, raporton newsbomb.al.

Kujtojmë se është hera e dytë që fabrika e dyshekëve e kryebashkiakut Redjan Krali shkrumbohet nga zjarri.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Pamje nga flaket qe kane perfshire fabriken e kryebashkiakut Redjan Krali:
82802458_855878118203992_7262393018651508736_n.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img