Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrumbohet gjatë natës ‘Land Roveri’ në Maliq

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Maliq.

Mësohet se ka shpërthyer në flakë dhe është djegur makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B në pronësi të shtetasit Selman Braçellari.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore, rreth orës 02:25

Nuk dihet shkaku i djegies së makinës, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.