Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrumbohen nga zjarri banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Shkrumbohen nga zjarri banesat e dy vëllezërve në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Gjirokastër ku dy banesa janë shkrumbuar tërësisht nga zjarri.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta, dy banesat në lagjen “Manalat i dytë”, janë përfshirë nga flaka dhe janë djegur plotëisht.

Mësohet se dy banesat të cilat janë djegur janë në pronësi të dy vëllezërve me inicialet Ç. Gj. dhe R. Gj.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër,  ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese