Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrumbohen dy furgonë në lagjen "Sheq i Vogël" në Fier, detajet e para (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Dy automjete tip furgon janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në lagjen “Sheq i Vogël”, ndërsa bëhet me dije se makinat ishin të parkuara prej kohësh aty.

Mjetet janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihet se në pronësinë e kujt ishin mjetet e parkuara, ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e djegies së makinave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu