Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Shkrirja e ALUIZNIT dhe HIPOTEKËS, Rama firmos VENDIMIN për anëtarët e Këshillit të KADASTRËS

spot_img

Lajme të ngjashëm

d6abd1264e9cb3ef39bbeebc9f3426a5

Kryeministri Edi Rama ka firmosur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, emrat e anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas vendimit, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si më poshtë:

Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësues i Kryeministrisë;
Përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm;
Z. Gentian Deva, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;
Znj. Ermira Gjeçi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;|
Z. Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Klaudio Çollaku, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;
Znj. Aurora Alimadhi, përfaqësues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kujtojmë se me miratimin e ligjit të ri ‘Për Kadastrën’ u shkrinë në një ALUIZNI, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP). Institucioni i ri do të quhet Agjensia Shtetërore e Kadastrës, me në krye Artan Lamen.

 

Më shumë

spot_img