Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrimtarja Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë, mjekët e ndalojnë të kurohet jashtë nëse nuk bën vaksinën anti-COVID

Shkruar nga Newsbomb
Shkrimtarja Mira Meksi

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi po përballet me një sëmundje të rëndë, ndërsa pandemia ia ka bërë edhe më të vështirë betejën e saj.

Ajo duhet të dalë jashtë Shqipërisë për t’u kuruar, por djali i saj ka treguar për News 24 se mjekët nuk e lejojnë pa bërë më parë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai thotë se shkrimtarja është operuar dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për një trajtim më të specializuar, por nëse nuk bën vaksinën, ajo rrezikohet edhe nga virusi vdekjeprurës.

Prej disa javësh në vendin tonë ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit për mjekë, infermierët dhe personat mbi 80 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu