Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkrimtari thumbon ambasadorët: Si s’e dinë ata si pasurohen politikanët tanë që s’kanë bërë kurrë punë tjetër? S’janë viktimë, por bashkëfajtorë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka bërë një shënim ironizues, duke mos nguruar të sulmojë ambasadorët e huaj në vendin tonë, qoftë Shqipëri apo dhe Kosovë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga ndjekësit e tij, Mehmeti thotë se ambasadorët e dinë fare mirë se kush politikan është pasuruar duke vjedhur popullin e tij, pasi më herët nuk ka bërë kurrë punë tjetër që të mund të fitojë dhe grumbullojë para.

Mirëpo sipas tij ata paguhen të mbrojnë popullin e tyre dhe nuk “iu hyn në xhep” se sa vjedhin politikanët tanë në vendin tonë.

Shkrimtari Mehmeti thotë në shënimin e tij se të tillë njerëz (qytetarë apo diplomatë) që mbrojnë të pafytyrin dhe kriminelin nuk janë viktima, por bashkëfajtorë.  

Shënimi i plotë i Kim Mehmetit

“Miq të faqes time të FB më mbivlerësojnë dhe më pyesin: a është e mundur që qarqet perëndimore dhe diplomatët e huaj të mos e dinë si janë pasuruar disa krye bashkiakë dhe burrështetas të “Shqipërive” tona, e të cilët gjatë jetës nuk kanë punuar asgjë tjetër përpos që janë marrë me politikë?

Nuk dyshoj se ata e dinë atë që e di edhe unë: se vetëm hajduti mund të pasurohet nga veprimtaria politike dhe se, nuk pasurohet politikani që i mbron interesat e popullit dhe vendit të vet, por ai që i shet ato!

Por gjithashtu, nuk dyshoj se ka diçka që nuk e dinë shumica prej nesh: diplomatët e huaj nuk paguhen për ta na mbrojtur neve, por për ta mbrojtur popullin e vendin e vet, nga hajdutët tanë!

Pra, atyre edhe nuk u pengon gjithaq kur shohin si hajdutët tanë na plaçkitin neve, e nëse në ndërkohë ata nuk i dëmtojnë biznes interesat e tyre dhe, përderisa i përmbahen parimit: ‘lidhe” e mbaje popullin tënd nën kontroll dhe, mos u merr me punët që u takojnë hartuesve të ‘demokracisë’!

Andaj, ne nuk duhet të pyesim se a e dinë të huajt si janë pasuruar disa krye bashkiakë dhe burrështetas tanë hajdut, por a e kemi dëgjuar thënien e kah moçme se, ata që e mbështesin dhe votojnë të pafytyrin e kriminelin, nuk janë viktimë, por bashkëfajtorë! “

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img