Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkrimtari Levonja i drejtohet qytetarëve: Boll me Robertin, faktoni ndryshimin. Kë zgjedh Ndrenika nuk i shërben shqiptarëve, por Edi Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari i njohur Ilir Levonja ka bërë një reagim të gjatë dhe të shtruar me argumente, ku tregon se shqiptarët nuk duhet të merren me faktin se kë zgjedh Robert Ndrenika, Bashën apo Ramën, por me ndryshimin që duhet të ndodhë në Shqipëri.

Sipas tij të merremi se me kë duhet të jetë aktori i madh nuk i shërben askujt, përveçse Edi Ramës.

Për të e rëndësishme është ekonomia, jo kush e drejton PD, Basha apo Berisha, e shumë tema të tjera që sipas Levonjës janë të parëndësishme.

Mjaft me Robertin, faktoni ndryshimin!

Robert Ndrenika është ikonë e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare. Kthejeni nga të doni, si të doni, qysh ta doni. Eshtë një nga korifejtë e fjalës apo batutës, të karakterit etj., mbi të gjitha tipik shqiptar. Ndaj nuk keni asnjë të drejtë ta mbani në gojë. Ka zgjedhur Edi Ramën, punë e tij. Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i prish punë, zgjedhja e Robertit.

Por të tjera indicje. Përshembull një makineri e tërë nanalistësh qeveritarë që megjithëse Sali Berisha nuk u duk fare në çeljen e fushatës së PD më 25 mars, ata vërshuan, Berisha në krye. Kjo është opereta më vrastare e progresit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kujtohuni se Enver Hoxha mbajti pushtetin 45 vjet vetëm me propagandën e luftës së klasave, kulakun, armikun e popullit. Arrestoi e vrau sa deshi në emër të popullit. Sot fajin e ka Saliu është kthyer në një operetë gangrenë koralesh, blu e thellë. Berisha nuk ishte fare në çeljen e fushatës, por në shtëpi, kurse këta vërshojnë në kor, Berisha në krye. Ti i thua ekonomia, ata Berisha. Berisha është, nuk është Basha. Berisha nga pas Bashës etj.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i prish punë fare monologu i Bertit, që megjithëse nuk e ka shkëlqimin e mëparshëm, prapë është Robert Ndrenika. Jemi me fat që e kemi. Por janë të tjera indicje, propaganda mbi kiminë e opozitës me popullin. Lulin që shkon me vonesë në miting etj. Po e përdorë Edi Rama aktorin ikonë të shqiptarëve, Robert Ndrenika…, është punë e, së pari e Bert Ndrenikës pastaj e Edi Ramës, ama jo e shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë se pëshpërimat me, ishe me mua, nuk je me mua, i duhen vetëm një personi, ky është Edi Rama.

Nuk i duhen as Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Dhe nëse vazhdoni e merreni me Robertin bënin punën e Edi Ramës, jo punën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të gjithë duhet të kuptojnë një gjë, që Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Vini re Kosovën, nuk fitoi programi politik i Albin Kurtit, por ndryshimi. Nuk ishte Albini që u dha njerëzve kimi, këtë përcaktor kaq qejfdashës të kanalistëve të qeverisë. Ishte shoqëria, populli.

Nanalistët e qeverisë thonë, janë nervozë opozitarët. Nuk janë opozitarët nervozë. Nuk kanë përse të jenë. Nuk merret qeveria me opozitën e shqiptarëve, por me popullin. Tregojuni dhe faktojani si firot dhe arritjet, aty i keni, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Një fakt të thjeshtë përshembull, sa e gjetët borxhin publik kur erdhët në pushtet më 2013-ën, sa është aktualisht. Ose një fakt tjetër, me indeksin 10% të të ardhurave në ekonominë shqiptare, motorin e emigracionit. Ngritët një dikaster me emrin e Diasporës.

Sot emigrantët nuk votojnë akoma. Kreu i KQZ-ës, tha dje mbrëma se, kujtoja se sa do të ishin, por nuk gjeta më tepër se 300 vetë, 300 aplikime. Pse aq janë emigrantët shqiptarë nëpër botë? Jo asesi! Ky ishte dështimi i radhës që nën emrin e emigrantit, të paguhej një qokë ministrore me emrin Majko. Sot qeveria ia hedh fajin KQZ-ës, sikur ky institucion të jetë i alienëve, jo i shqiptarëve. KQZ-ja e Prishtinës, telefonoi e verefikoi për plot 1 muaj gjithë emigrantët kudo ku ishin dhe ata votuan. Kurse ne të dheut amë, faqa e zezë e Shqipërisë. Gjithsesi, opozitarizmi është post komod, nuk ka se si të të bëj nervoz, nervozë është Edi Rama që merret me vonesën e Bashës, me komisionerët e Europës etj.

Jo vetëm Bert Ndrenikën por gjithë lukuninë e tallavasë të merrni nuk ka mandat të tretë, ka ndryshim. Doni apo nuk doni ju me kiminë e munguar të Lulzim Bashës etj., do, ndryshimi. Oksigjeni i domosdoshëm për një popull. Këtë bëri edhe Kosova, këtë do bëjnë të gjithë shqiptarët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img