Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Shkrimtari BARDHYL LONDO tregon udhëtimin me DRITËROIN në Rusi: Më uli në tavolinë me Ninën, ish-gruan dhe me burrin e saj. Gjithçka ia tregova Sadijes (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b81e7f89f95a30ff59186a483238fd56

Shkrimtari Bardhyl Londo tregon udhëtimin e tij të paharruar me shkrimtarin Dritëro Agolli në Rusi.

Një ngjarje që shkrimtarit i ka mbetur në kujtesë, është takimi i shkrimtarit me Ninën, ish-gruan e tij, dhe djalin, për të cilin Londo shkruan se dukej tamam si një devolli.

Emocionet e këtij takimi, sapo zbriti në Rinas, Bardhyl Londo thotë se ia ka treguar edhe Sadijes. 

Me Dritëroin në Rusi

Nga Bardhyl Londo

Do shkojmë në Rusi, -më tha një ditë Driteroi,- të ftuar nga organizata e shkrimtarëve rusë. Vjen ti? Më tha.

Pyetje është kjo, i thashë.

Po gazeta? Më tha. Ateherë isha kryeredaktor i Dritës.

Po janë të tjerët, – i thashë.

Pasi ndejtëm dy tri ditë në Budapest, u nisëm për Moskë. Një javë që ndejtëm atje, ndodhi çudia e pare: pasi s’lamë kishë e manastir pa parë ata na çuan përtej Uraleve, në një qytet tipik rus, Kostrama. Pas një udhëtimi 24 orësh me tren, i hipëm një trapi nëpër lumin Jenisej. Ishte vërtetë një udhëtim sureal. Trapi ishte një fare mjeti lundrues ndërtuar me trarë rreth një pëllëmbë larg njëri- tjetrit: po të ulje kokën, shikoje lumin e rrëmbyeshëm. Atë e përdornin si urban: hipnin zbrisnin njerëz nëpër stacione, shumica me shishen e vodkës në dorë dhe me ato fizarmonikat tipike ruse me kopsa e jo me tastiera. Gjëmonte kënga dhe vallja. Dritëroi bashkohej herë me një grup, herë me një tjetër, sikur ishte në Devoll, jo në Urale.

Udhëtimin tjetër e bëmë në Peterburg. Sapo i ishte ndërruar emri me referendum nga Leningrad në Petërburg.

Në stacion të trenit doli na priti djali i Dritëroit me të vëllanë, por me baba tjetër. Djali i Driteroit m’u duk tamam si devolli. Për fat të keq mbante mend vetëm dy fjalë shqip: djathë dhe xhexhe, nëna e Dritëroit.

Një mbrëmje më thotë Driteroi:

Do shkojmë në një darkë, do vish ti?

Po ne për këtë kemi ardhur, – i thashe. – Po ku do shkojmë?

Tek gruaja ime,-  tha. (Nuk thoshte kurrë tek ish gruaja). Mua sikur më ra tavani në kokë.

Po unë çfarë të bej i thashë, të vij krushk?

Ishte vërtetë një pamje e pakonceptueshme për ne shqiptaret: Nina, kështu quhej gruaja e Dritëroit ne mes, nga njëra anë Dritëroi, nga ana tjetër burri aktual. Muhabeti vazhdonte për shtatë palë qefe. Natyrisht gjithçka e drejtonte Dritëroi. Burri aktual vetëm dëgjonte.

Papritur Nina i drejtohet Dritëroit:

Tani meqë erdhe rri këtu,- i tha.

Po si të rri, – i tha Dritëroi, – në Tiranë kam familjen.

Po pse këtu çfarë ke? – I tha Nina. – Këtë nuk e ke djalë? Mua nuk më ke grua?

Burri aktual vetëm dëgjonte.

Në 70 vjetorin e Dritëroit në Tch, unë desha të tregoj këtë ngjarje por druhesha nga Sadija të cilës i kisha treguar gjithçka sapo zbritëm në Rinas, meqë më pyeti a e takoi Dritëroi, Ninën.

Tregoje,- tha ajo.

Për formalitet, megjithëse e dija përgjigjen, i thashë dhe Dritëroit.

Po ti, – më tha, – po nuk tregove këtë, çfarë do tregosh tjetër?

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img