Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrimtar, gazetar dhe ish-sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve, ndërron jetë në Kanada Agim Cerga

Shkruar nga Newsbomb
Shkrimtar, gazetar dhe ish-sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve,

Ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar Agim Cerga. Agim Cerga ka lindur në Shqipëri, por prej vitesh jeton në Kanada, ku edhe ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Cerga  për disa vite (nga viti 1977 deri ne 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “Nëntori” etj.

Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej të cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosove dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë. Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare

Ka qëndruar për shumë vite në baze. Është kritikuar rëndë për tregimin “Ëndrra të varfëra” nga kritiku Razi Brahimi si një tregim dekadent ku nuk përfaqësoheshin idealet e rinisë së kohës komuniste, por jepej me ngjyra pesimiste bota e brendshme e personazhit. Është kritikuar rëndë novela “Mëngjesi i largët” në një plenium të Lidhjes së Shkrimtarëve nga kritiku Adriatik Kallulli dhe Bedri Dedja, duke e konsideruar novelën si një krijim me ngjyra të errëta dekadente dhe që personazhi kryesor mblidhej në botën e tij shpirtërore, duke rënkuar nga një dashuri e pafat, në vend që të jepej pasioni revolucionar (aq i kërkuar i kohës) dhe dashuria e tij për nxënësit si mësues. Për novelën e lartpërmendur, njeri nga recensentët shkruante, duke përsëritur pothuajse të njëjtat vërejtje të pleniumit për letërsinë, madje duke shkuar më tej dhe duke e cilësuar novelën të rrezikshme po të botohej dhe për botimin e saj do të mbante përgjegjësi jo vetëm autori, por edhe shtëpia botuese. Megjithatë, novela u botua dhe pati sukses nga lexuesi. Është kritikuar për tregimin “Dritë në fushë” si prishës i moralit të familjes socialiste. Për romanin “Legjenda e vadave” ka vuajtur mbi 2 vite para se ta botonte dhe është hequr nga çmimi i tretë në konkursin kombëtar në çastet e fundit.

Gjithashtu mbas shumë përpjekjesh ka mundur të botojë novelën “Mjështër Danai” që pengohej të botohej si libër nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri” me vërejtje absurde.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll