Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Shkrimi i Dritëroit, një letër që del për herë të parë

Shkruar nga Newsbomb

Nga Visar Zhiti

Dua të kujtoj Dritëroin sot, diçka nga lidhjet e mia me të, jemi të gjeneratave të ndryshme dhe të fateve të ndryshëm, madje të kundërt, do të thosha, se kur ai ishte Kryetari i shkrimtarëve dhe artistëve të socializmit, unë isha në burg, i ri, i dënuar për poezitë e mia nga ajo diktaturë.

Që nxënës e kisha mësuar emrin e Dritëroit, ai ishte në të gjitha tekstet shkollore të letërsisë, recitohej skenave, TV-ve, madje dhe kongreseve, por e kishin dëgjuar edhe njerëzit e thjeshtë deri fshatrave…

Unë kam dhe një lidhje tjetër me Dritëroin, nëna ime e kishte kushërirë të dytë nënën e tij, “Djali i Hatixhesë është bërë i mirë”, mbaj mend të thoshte ajo për të. Dhe kur më arrestuan, nëna ime shkoi drejt e në shtëpinë e tij në Tiranë, “t’i qante hallë” dhe ia hapën derën…

E kam treguar në librin tim, burgologjinë “Ferri i çarë”, por dhe Driteroi në librin e tij, “Teshtimat e lirisë", dëshmon e bija e tij, Elona, në fq 861, 862, shkruan kështu:

“Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur: ç'lidhje dhe ç'ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç'ke biseduar me të?, pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot.”

Pastaj vazhdon dëshmia e Dritëroit:

“Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin. Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës , Shkodrës,

Gjirokastrës, Lezhës ,Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë

të Rinisë unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos , Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter

Files, Skënder Rusit , Preç Zogajt , Rudolf Markut , Dodë Kaçajt , Koçi

Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve. […] Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi

Skënderit. E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin "Koncert

në fund të dimrit" të Ismail Kadaresë, që ishte bllokuar për disa vjet, para Foto Çamit , sekretar i KQ, duke i kundërshtuar ata që ishin kundër

botimit në prezencë të autorit. Ndërgjegjen e kam të pastër”.

Është një pjesë nga rrëfimi i tij, me “ndërgjegje të pastër” para të vetëve, e ka thënë fjalën tij, është përpjekur, jo si disident natyrisht, por që ta përmirësonte, sa të mundëte atë realitet letrar, festiv dhe të zymtë dhe vrastar, si funksionar i lartë, si deputet, si shkrimtar i njohur mbi të gjitha në ndihmë të Partisë, por dhe si njeri.

Më vijnë serish fjalët e Nënës time: “Djali i Hatixhesë është bërë i mirë…”. Si një porosi që të çmojmë të mirën, kudo që shfaqet ajo, të ruajmë mirësinë e të jemi drejtësisht mirënjohës.

Po unë desha të tregoj që kam gjetur një letër të Driteroit, e dija të humbur, të marrë nga policia gjatë kontrolleve në shtëpinë time, kur më arrestuan. Por u gjend, e ka shkruar me dorën e tij, 2 faqe. Shkrimi pak i pjerrët, kuptohet mirë, gjithë kujdes, më drejtohet me “shoku”, pastaj me “Ju”, në fund firma ashtu siç qe stamposur në kopertinat e serisë së veprës së tij si me argjend. Ia dërgova me e-mail letrën dhe vajzës se Dritëroit, Elonës, që tregon gjithë atë përkujdesje prekëse ndaj të atit.

Në kohën e asaj letre, unë isha mësues në një fshat të largët të Kukësit dhe përndiqesha, ndërsa Driteroi më përgjigjej, më jepte dhe kurajo, që të besoja se poezia e mirë arrin të dalë dhe se do të përpiqej të bisedonte me redaktorët e shtëpisë botuese, që më ishin kundërvënë. Letra më gëzoi shumë atëhere, i ri, më dukej sikur ta kishte shkruar Maksim Gorkij.

Dhe pas një viti e një dite unë arrestohem pikërisht për atë libër të pabotuar dhe dënohem me 10 vjet burg. I kam rrëfyer të gjitha në burgologjitë e mia. Por sot po kujtoj Dritëroin, jo si patriark të socialistëve, siç u pëlqen ta quajnë, por si poet.

Te Dritëroi ishte poeti, besoj. Poeti i kohës që solli lirika antologjike në poezinë e re shqipe. Aq sa mund të mbeten, sado pak, nëse, janë si rubinët…

Gjatë bisedave me Dritëronë më pas, të përzemërta dukeshin, kam patur rast t’i them, edhe duke bërë humor, që:

- Zoti Dritëro, tani në demokraci, në sistemin tim, jeni bërë poet më i mirë se ç’ishit në sistemin tuaj, në diktaturë.

- Pse? - ngulmonte serioz, me një buzagaz shpotitës.

- Sepse tani, - shpjegoja, - si poet të lejohet të kesh dhe poezi të trishtuara, të jesh i zhgënjyer, madje dhe disident, por veç tani. A ka nder më të madh për poetin?

- Kam dashur të futem në burg, - më tha një pasditë, - por s’më fusnin…

- Zgjidheshin, - ia ktheja ngacmueshëm, - jo te gjithë e meritojnë.

Vinte prapë buzën në gaz. Heshtëte. Driteroin e kisha takuar dhe në Parlament, edhe në klube, njëlloj ishte, dhe në shtëpinë e tij, ku e shoqja, Zonja Sadije, i priste miqtë aq mirë, kam libra me autograf të tij, dora i dridhej, fjalët drithëronin, i ruaj ende dhe kam shkruar për Driteroin, edhe i jam përgjigjur, korrekt, gjithmonë duke e nderuar, jemi takuar edhe në SHBA, vërshuan për aty edhe ata që s’e kishin honepsur dot kapitalizmin, azil, ndërsa në Detroit, në Festën e Flamurit, kemi dhe një foto me Driteroin, me Ambasador

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu