Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrihen Hipotekat dhe ALUIZNI, krijohet SUPERAGJENCIA e pronave: Çdo tapi legalizim e kthim prone në një dorë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_206458" align="alignnone" width=""]Nga Kuvendi[/caption]

Shkrihen Hipotekat dhe Aluizni. Tashmë çdo tapi legalizim e kthim prone do realizohet nga superagjencia e Kadastrës.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 vota ligjin “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”. 

Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si një institucion i ri që do të kryejë funksionet e deritanishme të ZRPP-së (hipoteka), ALUIZNI-t dhe AIPPP.

Ligjëvënësit i dhanë udhë kështu krijimit të një institucioni modern për regjistrimin e pasurisë së paluajtëshme. Ky ligj synon rikonceptimin e qasjes dhe praktikës së institucioneve që trajtojnë problematikat e pronësisë në vend.

Ngritja e një institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme do të thotë çlirimi njëherë e përgjithmonë nga një problem më shumë se madhor.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të lehtësojë ndjeshëm procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, do të përmirësojë e qartësojë kuadrin ligjor për administrimin e regjistrit publik të pasurive. Po ashtu, ne synojmë gjenerimin e të dhënave në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme si dhe përditësimin e të dhënave për të korrigjuar pasaktësitë, gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit.

Krijimi i një kadastre moderne do të thotë çlirim prej pasojave të një ngërçi në zinxhirin e pronësisë, që veç ndikimit në cilësinë e jetës të individëve dhe zhvillimin e vendit do të përmbushë këtë të drejtë kushtetuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu